Si mund të bëheni donator?
Shoqata ti s`je vetëm ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e nismës humanitare duke ndihmuar jetimët në nevojë. Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen donatorë duhet të plotësojnë formularin e kërkesës. Pasi një jetim të bëjë kërkesë ose të jetë i lirë për ndihmë, donatori do të njoftohet.
Obligimet e Donatorit:
Donatori obligohet të bëjë pagesën rregullisht, sipas një prej formave të mëposhtme:
Çdo muaj: 50 CHF
Çdo dy muaj: 100 CHF
Çdo gjysmëviti: 300 CHF
Një herë në vit: 600 CHF
Në rast të mos pagesës, në muajin e parë do të lëshohet një vërejtje, ndërsa në muajin e dytë donacioni do të ndërpritet.
Donatorët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për menaxhimin e fondeve nëse kanë dyshime mbi punën e Shoqatës.
Donatori mund të vendosë vetë nëse dëshiron që të dhënat e tij personale të dërgohen tek jetimi apo jo.
Donatori është i preferuar të kontaktojë me jetimin, duke e telefonuar ose vizituar, me qëllim sigurie dhe vetëbesimi. Për vizitë, ai duhet të shoqërohet nga një grua nga familja e tij.
Të dhënat e jetimit që donatori merr nga Shoqata nuk duhet të ndahen me persona të tretë dhe nuk duhet të cenohet privatësia e jetimit në asnjë aspekt.
Në rast se donatorit i bëhet padrejtësi nga ana e kryesisë së Shoqatës pa argumentim, ai ka të drejtë ankese tek themeluesit e Shoqatës, të cilët janë të obliguar të shqyrtojnë rastin.
Donatori do të pranojë një raport financiar vjetor nga Shoqata në fund të çdo viti, përmes email-it.
Donatorët kanë të drejtë të ankohen te Shoqata nëse jetimi i kontaktuar kërkon pagesa të tjera përveç asaj që është premtuar në kontratë.
Për çdo paqartësi dhe pyetje rreth Shoqatës, donatori mund të drejtohet tek Shoqata, ndërsa për informacion mbi jetimin, mund të kontaktojë drejtpërdrejt me të.