Ndihma humanitare

Si mund të bëheni anëtar për të pranuar ndihma?

Shoqata ti s'je vetëm ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e nismës humanitare. Çdo jetim që dëshiron ndihmë mund të aplikojë duke plotësuar formularin e mëposhtëm.

Procesi

Si funksionon anëtarësia?

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen anëtar (jetim) duhet të plotësojnë formularin e kërkesës. Pasi një jetim të bëjë kërkesë, ajo do të shqyrtohet nga kryesia e shoqatës dhe ai do të informohet në lidhje me vendimin.

Pasi të plotësoni formularin e aplikimit dhe të dërgoni dokumentacionin e nevojshëm, Shoqata do t'ju kontaktojë brenda 5–10 ditëve pune.

Mbështetja financiare

Çdo muaj
50
CHF
Detyrimet

Obligimet e anëtarit (jetimit)

Jetimi e ka për obligim të jetë i drejtë ndaj shoqatës.

Jetimi e ka të ndaluar rreptësishtë që të dhënat e donatorit të vetë — që do t'i marrë nga shoqata — t'ia tregojë personit të tretë.

Jetimi ka të drejtë të ankohet te shoqata nëse i bëhet padrejtësi ose i kërkohet diçka në këmbim të pagesës nga ana e donatorit të vetë.

Jetimi ka të drejtë ta njoftojë shoqatën nëse nuk i merr rregullisht të hollat e premtuara nga ana e shpërndarësve.

Jetimi nuk ka të drejtë që të kontaktojë donatorin dhe t'i kërkojë më tepër ndihma nga ajo që i është premtuar — përndryshe shoqata do të marrë masa dhe mund të vijë deri te heqja nga lista e jetimëve.

Kërkesat

Dokumentat e nevojshme

Për të aplikuar si anëtar (jetim), duhet të dërgoni dokumentat e mëposhtme. Të gjitha mund të dërgohen në formën elektronike.

Kopje e Certifikatës së vdekjes së babait, që vërteton se fëmija është jetim.

Kopje e Certifikatës së lindjes, që vërteton se fëmija është nën moshën 15 vjeçare.

Foto e jetimit.

Adresa e banimit të jetimit.

Numri i telefonit të nënës ose kujdestarit të jetimit.

✉ Të gjitha këto dokumente mund t'i dërgoni në formën elektronike nëpërmjet formularit të aplikimit më poshtë.

Formulari

Formulari i Aplikimit

Plotësoni të gjitha fushat dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm. Formati i pranuar: PDF, JPG, PNG (max 10MB).

Përshkruani situatën tuaj aktuale dhe arsyen e aplikimit.

Klikoni ose tërhiqni dokumentat këtu

PDF, JPG ose PNG — max 10 MB/dokument
Mbani Ctrl/Cmd të shëtypur për të zgjedhur disa dokumenta njehërsh

    Kjo faqe është e mbrojtur nga reCAPTCHA. Zbatohen Politika e Privatësisë dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Google.