Bashkohu me ne

Bëhu Donator

Shoqata ti s'je vetëm ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e nismës humanitare duke ndihmuar jetimët në nevojë.

Procesi

Si mund të bëheni donator?

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen donatorë duhet të plotësojnë formularin e kërkesës. Pasi një jetim të bëjë kërkesë ose të jetë i lirë për ndihmë, donatori do të njoftohet.

Momentalisht ka listë pritjeje për donatorë. Pas regjistrimit, do të njoftoheni sapo të jetë disponibël një fëmijë.

Mënyrat e kontributit

Çdo muaj
50
CHF
Çdo gjysmëviti
300
CHF
Një herë në vit
600
CHF
Detyrimet

Obligimet e Donatorit

Donatori obligohet të bëjë pagesën rregullisht sipas njërës prej formave të kontributit.

Në rast të mos pagesës, në muajin e parë do të lëshohet një vërejtje, ndërsa në muajin e dytë donacioni do të ndërpritet.

Donatorët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për menaxhimin e fondeve nëse kanë dyshime mbi punën e Shoqatës.

Donatori mund të vendosë vetë nëse dëshiron që të dhënat e tij personale të dërgohen tek jetimi apo jo.

Donatori është i preferuar të kontaktojë me jetimin, duke e telefonuar ose vizituar. Për vizitë duhet të shoqërohet nga një grua nga familja e tij.

Të dhënat e jetimit nuk duhet të ndahen me persona të tretë dhe nuk duhet të cenohet privatësia e jetimit në asnjë aspekt.

Në rast se donatorit i bëhet padrejtësi pa argumentim, ai ka të drejtë ankese tek themeluesit e Shoqatës.

Donatori do të pranojë raport financiar vjetor nga Shoqata në fund të çdo viti, përmes email-it.

Donatorët kanë të drejtë të ankohen te Shoqata nëse jetimi kërkon pagesa të tjera përveç asaj të premtuar.

Për çdo paqartësi rreth Shoqatës, donatori mund të drejtohet tek Shoqata, ndërsa për informacion mbi jetimin, mund të kontaktojë drejtpërdrejt.

Apliko

Apliko për t'u bërë donator

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo faqe është e mbrojtur nga reCAPTCHA. Zbatohen Politika e Privatësisë dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Google.