Ti s'je vetëm —
ndihmo një fëmijë
Tisjevetem.ch është një iniciativë humanitare që ofron mbështetje financiare për fëmijët jetimë në Maqedoninë e Veriut. Çdo muaj, me kontributin tuaj, ndryshojmë jetë.
260+
Jetimë marrin përkrahje financiare çdo vit nëpërmjet shoqatës
50 CHF
Kontribut minimal mujor për të mbështet një fëmijë jetim
100%
Transparencë e plotë — raport financiar vjetor për çdo donator
Si funksionon?
Tre hapa të thjeshtë për të bërë ndryshim në jetën e një fëmije jetim.
Regjistrohu dhe bëhu donator
Për të filluar, mund të regjistroheni në platformën tonë dhe të bëheni donator. Procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë. Pasi të regjistroheni, do të merrni njoftim — momentalisht ka listë pritjeje për donatorë.
Përkujdesje për fëmijët jetimë
Për çdo donacion të bërë, ne sigurojmë që çdo fëmijë të ketë mbështetje të nevojshme financiare për shpenzimet e përditshme dhe edukimin e tij. Donatorët mund të shohin se si mjetet shfrytëzohen.
Takim personal me fëmijët
Një mundësi e veçantë për donatorët është të takohen personalisht fëmijët që mbështesin, nëse dëshirojnë. Ky hap krijon lidhje të ngushtë dhe ju lejon të shihni efektin real të dhurimeve.
Përse të dhuroni?
Çdo kontribut ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të matshëm në jetën e fëmijëve jetimë.
Obligimet e Donatorit
Fëmijët jetimë shpesh përballen me vështirësi të mëdha. Me ndihmën tuaj, ata mund të kenë mundësi për arsim më të mirë, kujdes shëndetësor dhe jetë të stabilizuar.
Platforma Online për Donatorë
Shoqata ka një platformë online ekskluzive ku donatorët mund të kenë qasje dhe të shohin drejtperdërejt si shfrytzëzohen mjetet. Ky nivel transparence garanton besimin tuaj në çdo kontribut.
Lidhje personale me fëmijët
Kjo është mundësia juaj për të krijuar lidhje të drejtpërdrejtë. Takimi personal dhe njohja me fëmijët sjell ndjenjë të veçantë dhe të thellë të kënaqësisë.
100% e fondeve shkojnë drejtperdërejt tek jetimët
Shoqata operon teresorisht me vullnetarë. Asnjië qindarkë nuk humbet në kosto administrative.
Si mund të dhuroni?
Zgjidhni shumën dhe frekuencën e dëshiruar. Çdo kontribut, sado i vogël, bën ndryshim real.
Kontribut minimal mujor
Kontribut dy-mujor
Gjashtë muaj mbështetje
Mbështetja e plotë vjetore
Pagesa bëhet nëpërmjet bankës ose direkt tek vullnetarët e shoqatës. Procesi është i thjeshtë dhe i sigurt — ne ju udhëzojmë në çdo hap.
Apliko si DonatorPyetje dhe Përgjigje
Gjithçka që duhet të dini para se të bëheni donator ose anëtar.
Çdo person mbi moshën 18 vjeç, pavarësisht vendndodhjes, mund të bëhet donator. Mjafton të plotësoni formularin e aplikimit dhe të prisni konfirmimin nga shoqata.
Pagesat bëhen nëpërmjet transferimit bankar ose drejtpërdrejt tek vullnetarët e shoqatës. Çdo donator merr detajet e pagesës pas konfirmimit të aplikimit.
Po, donatorët kanë mundësinë të takohen personalisht me fëmijën që mbështesin, nëse dëshirojnë. Ky takim organizohet nëpërmjet shoqatës dhe respekton plotësisht privatësinë e fëmijës.
Po, shoqata tisjevetem.ch është e regjistruar zyrtarisht në Zvicër. Çdo donator merr raport financiar vjetor dhe mund të verifikojë drejtpërdrejt si shfrytëzohen fondet.
Nëse pagesa nuk bëhet, shoqata njofton donatorin në muajin e parë. Nëse mungesa vazhdon edhe muajin e dytë, mbështetja ndaj fëmijës ndërpritet dhe fëmija kalon tek lista e pritjes.
Kontakt
Nëse keni pyetje ose dëshironi më shumë informacion mbi iniciativën tonë, mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu për të ofruar çdo ndihmë dhe për t'ju udhëzuar.
Adresa
Meinrad-Lienert-Strasse 10
8003 Zürich, Zvicër